Angellovska-Bezhoska: Shtrenjtimi i naftës i pritshëm, nuk do të shkaktojë ndryshime në inflacion

Rritja e çmimit të naftës në berzat botërore nuk pritet që të shkaktojë ndryshime në inflacion, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita ANgellovska-Bezhoska, njofton Portalb.mk.

“Për ne si Bankë Qendrore rritja e çmimit të naftës është e pritshme. Në fazën e projeksioneve makroekonomike ne i ndjekim të gjithë lëvizjet e vazhdueshme, pritjet e analistëve, kështu që çmimi nuk është befasues, edhe më shumë që pas disa vjetëve rënie të çmimit të naftës vitin e kaluar ka pasur trend të rritjes”, tha Angellovska-Bezhoska sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Ajo ka theksuar se nafta është vetëm një nga komponentët që hyjnë në indeksin e inflacionit, e cila nuk ka efekt direkt dhe vetë ndryshimet e çmimit të saj nuk do të duhej që të shkaktojnë trysni më të mëdha inflacioni.

“Megjithatë, shumë do të varet se sa trysnitë nga ai efekt çmimor te nafta do të transmetohet te prodhimet tjera kështu që prej atje eventualisht që të shihet ndonjë efekt sekondar. Duke i pasur parasysh të gjitha lëvizjet dhe pritjet me çmimet e naftës, projeksioni jonë si Bankë Qendrore për këtë vit është inflacion prej dy përqindjesh që është në linjë  edhe me qëllimin tonë të vendosur për mirëmbajtjen e inflacionit të ulët dhe stabil”, tha guvernatorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button