Vendimet nga mbledhja e Qeverisë, përgatitet seancë e parë qeveritare me Kosovën

Në seancën e sotme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për përgatitjet për mbajtjen e Seancës së parë qeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për formimin e Komisionit për evaluim të kërkesës për përkrahje financiare të investimeve, dhe angazhoi Ministrinë e Ekonomisë, në bazë të nominimeve të dorëzuara, të dorëzojë Zgjidhje për formimin e këtij Komisioni.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe aprovoi Planin e veprimit për Projektin “Përforcimi i qendrave spitalore” dhe angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që çdo 6 muaj Qeverisë t’i dorëzojë informacion për progresin e aktiviteteve nga Plani i Veprimit, deri te realizimi final i Projektit “Përforcimi i qendrave ditore”.
Projekti “Përforcimi i qendrave ditore”, ka të bëjë me konceptin e praktikës së “one day surgery” ( terapi njëditore nga fusha) dhe procedura të tjera “out pacient” pa bujtur dhe pa qëndrim spitalor të pacientit në raste kur nuk ka nevojë të opservacionit të gjendjes të pacientit. Në këtë drejtim do të përpilohen udhëzime dhe do të përshtaten hapësira me kushte të duhur të spitale të përgjithshme klinike, ku ekzistojnë kushte në bazë të vlerësimit të bërë.
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë d-r Goce Çakarovski, emëroi Koordinator nacional të shëndetësisë.

Me propozim të Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Qeveria sot solli Vendimin që tërësia e përmendoreve “Lokaliteti arkeologjik Heraklea Linkestis” në Manastir, të shpallet trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategorinë- rëndësi të madhe.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi vendimin për formimin e Forumit Digjital për Komunikime Informatike dhe Teknologjike. Disa nga detyrat e Forumit është pjesëmarrja me shërbime këshilluese për përshpejtimin e transformimit digjital i Republikës së Maqedonisë, për promovimin e digjitalizimit dhe modeleve të reja të biznesit në vend, për mënyrën e promovimit të Republikës së Maqedonisë si destinacion i radhës për investimet TIK në Evropë, si dhe çështje të tjera lidhur me transformimin digjital të Republikës së Maqedonisë.

Ministrat në seancën të rregullt të sotme me numër 71, sollën vendimin për përcaktimin e periudhës për dhënien me qira të tokës ndërtimore në Zonën industriale zhvillimore Shkupi 1 dhe për vlerën e qirasë me Shoqërinë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPK import- eksport “BALKANLAR PLASTIK PRODHIMTARI”, Shkup si qiramarrës i tokës. Pjesëmarrjen e vet kompania në këtë institucion do ta ketë me rreth 8 milion euro, dhe parasheh 80 punësime.
Në këtë seancë, Qeveria e RM-së solli Vendimin për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen për qira afatgjate të tokës ndërtimore Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPKNj “ZENIT INTERNACIONAL PRODUKT”, Shkup si qiramarrës i tokës, dhe vendime për periudhën e qiramarrjes dhe vlerën e saj për tokën ndërtimore në Zonën industriale Zhvillimore Shkupi 1. Kjo marrëveshje për ndihmë nga shteti për një investim të huaj është e 13-ta me radhë për një vit dhe vlen 3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button