“Emri”, Micotakis: Nuk e pranojmë gjuhën dhe kombësinë maqedonase

Ndryshime kushtetuese, largim të irredentizmit, erga omnes të pranueshëm për të dyja palët, pa gjuhë maqedonase dhe pa kombësi maqedonase, këto janë kushtet për zgjidhje të emrit, sipas liderit të partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, njofton Portalb.mk.

Duke folur për sektorët përgjegjëse në parti, Micotakis tha se marrëveshja që nuk do t’i kënaq interesat nacionale, nuk do të pranohet nga Demokracia e Re.

“Ne si parti fortë qëndrojnë në pozitën tonë. Zgjidhja duhet të jetë një, e plotë dhe të përmbajë tre elemente: ndryshim të Kushtetutës së Shkupit, largim të çfarëdolloj elementi irredentizmi, përfshirë edhe nacionalitetin dhe gjuhën. Gjuha dhe kombësia maqedonase nuk munden të pranohen. Një emër për përdorim të përgjithshëm dhe jashtë kufijve është emër i pranueshëm që nuk do t’i helmojë të dy shtetet, ditën e ardhshme”, tha Micotakis, duke theksuar se pozita e tij është e ndershme, reale dhe patriotike dhe e garanton edhe bashkimin e grekëve.

Ai ka dërguar deri te kryeministri grek Aleksis Cipras duke akuzuar se ai po i mbron më shumë argumentet e Shkupit se sa interesat e Athinës, ndërkaq e akuzoi gjithashtu se sipas tij, Cipras me çdo kusht përpiqet që të arrijë marrëveshje për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button