Mot i ngrohtë, pasdite vranët

Moti në Maqedoni sot paradite do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite pritet vranësira graduale në viset veriore dhe veriperëndimore që do të sjellë reshje shiu.

Gjatë orëve të vona të pasdites, reshjet e shiut do të zgjerohen në mbarë territorin e vendit. Sipas sinoptikëve, do të fryejë erë mesatare e ndryshueshme. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin  prej 12 deri në 22 gradë celsiusë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 25 deri në 37 gradë.

Në Shkup do të jetë kryesisht ngrohtë, në orët e vona të pasdites pritet mot jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryejë erë veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz rreth 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsiusë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button