Irani nis pasurimin e uraniumit, nëse marrëveshja bërthamore dështon

Irani tha se ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se ka nisur procesin për rritjen e kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në rast se marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila frenon aktivitetin e tij bërthamor, kolapson, njofton REL.

Nënpresidenti i Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili kryeson Organizatën për Energji Bërthamore të Iranit, i bëri këto komente në një letër dorëzuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë.

Por, Salehi po ashtu tha se Irani do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe se aktivitetet bërthamore të këtij vendi do të mbeten brenda kufijve që i përcakton marrëveshja.

Muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja, e cila i ka vënë Iranit kufizime të rrepta mbi pasurimin e uraniumit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Nënshkrueset e tjera të marrëveshjes – Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania – kanë thënë se mbeten të angazhuara në marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button