Zaev ka afat që t’i telefonojë Ciprasit deri më 9 qershor

Qeveria e Maqedonisë duhet të japë pajtueshmëri për tekstin e marrëveshjes deri më 9 qershor. Kjo është kërkesa që i është dërguar kryeministrit Zoran Zaev nga ana e SHBA-së, mëson portali “MKD” nga burimet diplomatike, njofton Portalb.mk.

Sipas deklaratave të fundit të ministrave të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, ende pritet thirrje telefonike nga Shkupi.

Sipas deklaratës së Zaevit, ngelet që të harmonizohen disa aspekte teknike nga marrëveshje, ndërkaq sipas një pjese të mediave çështja është bllokuar te afatet për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes dhe në pjesën e emërimit të gjuhës.

“Nova, Gorna dhe Severna Makedonija”, Zaev për emrin: zgjidhja është çështje ditësh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button