Rrota Panoramike ka qenë e emëruar “Unaza e Aleksandrit”

Shkupi ka shpëtuar nga Rrota Panoramike. Zyrtarisht vendimi është sjellë javën e kaluar kur Kuvendi i Qytetit vendosi që ta ndryshojë vendimin e miratuar në kohën kur kryetar i qytetit ka qenë Koce Trajanovski, dhe të ndalojë ndërtimin e përmbajtjeve shoqëruese. Objekti mes MEPSO-s dhe Muzeut të VMRO-së do të jetë vetëm urë kalimtare, ashtu siç paralajmëroi kryetari, Petre Shilegov në fushatën e tij zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Por, pas shtatë viteve ende nuk është e qartë se prej ku lindi ideja për këtë investim të shtrenjtë që duhej të kushtonte 18 milionë euro. Themeluesi nuk mund të gjendet as në dokumentet, por gjasat janë se ideja ka ardhur nga pushteti i atëhershëm ekzekutiv në krye me Nikolla Gruevskin

Ashtu siç thonë nga Qyteti i Shkupit, administrata e qytetit nuk disponon me akt konkret, i cili do të konstatonte burimin e idesë, gjegjësisht iniciativën për realizimin e projektit të tillë.

Në verën 2014 për herë të parë në dokumentet është paraqitur emri i cili do të duhej t’i jepet Rrotës Panoramike. Autoritetet në atë kohë e kanë emëruar “Unaza e Aleksandrit”.

“Me kërkesë të NTP Shkup (numër 13/13-5763 nga 26.08.2014), për dhënien e lejes për ndërtim, Qyteti i Shkupit jep Miratim për ndërtim të NTP numër 14/13-5763 nga 05.09.2014 (e plotfuqishme më 20.09.2014) për ndërtimin e objektit infrastrukturor Rrotë Panoramike (“Unaza e Aleksandrit) – Aleksandri III maqedonas me përmbajtje shoqëruese në zonën qendrore të Shkupit – Mal Ring / nga kategoria e dytë”, thonë nga Qyteti për “Fokus“.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP