Guatemalë, 69 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit

Të paktën 69 persona e kanë humbur jetën ndërsa 300 të tjerë u lënduan nga shpërthimi i vullkanit Fuego, i cili tashmë tre ditë në Guatemalë hedh llavë dhe hi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Institutit për forenzikë në Guatemalë, Fanuel Garcia njoftoi se 17 të vdekur janë identifikuar, ndërsa ekipe kompetente janë duke punuar në identifikimin e të pësuarve tjerë.

“Procesi i identifikimit është shumë i rëndë meqë në shumicën e rasteve trupat e pajetë janë djegur, nuk ka shenja gishtërinjsh dhe fytyrat i kanë të panjohura. Doemos duhet të punojmë me metoda të ndërlikuara. Me siguri do të na nevojitet AND-ja e të afërmve”, tha Garcia.

Gjithsej 40 kilometra është larg vullkani nga kryeqyteti ndërsa llava ka djegur fshatin El Rodeo.

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales vizitoi vendin e fatkeqësisë ndërsa pikërisht në ato momente ekipet e shpëtimit me helikopterë shpëtuan disa dhjetëra banorë që ishin bllokuar në lumin e llavës.

Të paktën 3.200 njerëz janë evakuuar nga rrethi i vullkanit ndërsa nga Mbrojtja Civile e Guatemalës theksojnë se rreth 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi vullkanik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button