Presidenti shqiptar dekoron Demir Lenën,Riza Ajron dhe Taborrin e Strugës

Luftëtarët e 1913-së nga Struga , Demir Lena ,Riza Ajro dhe Tabori i Strugës marrin vlerësimet maksimale pas vdekjes nga shteti shqiptar për luftën dhe kontributin e tyre në mbrojtje të tokave shqiptare nga pushtuesit fqinj.

Në Tiranë, në selinë e presidencës shqiptare dje (e premte) Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ,në prezencën e disa intelektualëve njerëzve të penës, familjarëve  dhe të ftuarve të tjerë  të ardhur nga Struga i dorëzoi urdhrin”Nderi i Kombit”  pas vdekjes Demir Lenës.

Njërit nga luftëtarët  e shquar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, me motivacionin për heroizmin e treguar në betejat e Petrinjës të vitit 1913 kundër pushtuesve serb,si dhe në betejën e Nikolicës kundër pushtuesve grek, në mbrojtje të pavarësisë së  Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga planet  për aneksimin e tyre nga shtetet fqinje.

Presidenti Topi, këtë urdhër  ja dorëzoi Xheladin Lenës, stërnipit të Demir Lenës,i cili nga ana e tij falënderoi Presidentin  për këtë vlerësim që i bëhet njeriut që në zemër kishte çështjen kombëtare.”Ai e meritonte këtë vlerësim sepse me veprimtarin dhe aktivitetin e tij kontribuoii që të kujtohet dhe vlerësohet ”përfundoi Xheladin Lena.Gjithashtu, në këtë ceremoni Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi , i dha Riza Ajros pas vdekjes ”Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin për heroizmin e treguar në betejën e Petrinjës, më 1913 si një ndër komandantët e luftëtarëve shqiptarqë luftoi kundër ushtrisë serbe në mbrojtje të pavarësisë së trojeve shqiptare nga planet për aneksimin e tyre prej shteteve shoviniste fqinje.Këtë medalje të lartë të shtetit shqiptar Presidenti Topi, ja dorëzoi Vait Ajros,në cilësinë e përfaqësuesit të familjes të Riza Ajro.

Pas pranimit të medaljes Vait Ajro, theksoi se është një nder i veçantë që pas njëqind vjetësh u japim vlerën e merituar këtyre figurave me kontributin e Presidentit Topi, dhe Kryetarit të Komunës së Strugës.”Ata deshën dhe ëndërruan një Shqipëri të bashkuar  për të cilën luftuan”përfundoi Ajro.Gjithashtu me ”Medaljen e Artë të Shqiponjës” Presidenti Topi vlerësoi edhe Taborin e Strugës për heroizmin e treguar në betejën e Petrinjës më 1913 kundër ushtrisë serbe në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga shovinistët fqinj.

Këtë vlerësim të Presidentit shqiptar e pranoi kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili  në emër të qytetarëve të Strugës,  falënderoi Presidentin Topi për dekorimet e Demir Lenës dhe Riza Ajros si dhe për dekorimin e Taborit të Strugës.”Para disa ditëve Presidenti dekoroi edhe nënshkruesit e Pavarësisë nga fushëgropapa e Strugës, dhe kështu pas njëqind vjetëve Strugës, i kthehet historia i kthehen të gjithë ata burra dhe trima që kanë luftuar për mbrojtjen e trojeve  shqiptare  ”përfundoi Ramiz Merko.Ndërkohë ,një fjalë rasti  në këtë ceremoni në Presidencën shqiptare mbajti dhe aktori i mirënjohur dhe veprimtari Xhevat Limani, një nga iniciatorët dhe kontribuesit për vlerësimin e këtyre figurave.Limani potencoi se Struga që frymon shqip ndjehet e vlerësuar nga këto dekorime ,”Ne kemi pasur një ëndërr dhe një frymë ashtu siç e patë thënë Skënderbeu se: Atdheu ynë është Shqipëria, gjersa gjaku ynë malet dhe bregoret do t’i lajë, do të rrojë Shqipëria”përfundoi aktori Xhevat Limani. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button