Tom Cruise përjeton “6 sekondat e ferrit”,në xhirimet e skenave të filmit të ri (VIDEO)

Tom Cruise ka kohë që është angazhuar në xhirimin e skenave të filmit të ri “Mission Impossible – Fallout”, por pjesë e tyre ka qenë edhe një performancë tejet e rrezikshme, si hedhja me parashutë nga një lartësi prej 7.6 km mbi sipërfaqen e tokës, përcjell Arbresh.info.

Pamjet në fakt janë publikuar nga “Paramount Pictures” të dielën, përmes një videoklipi prej dy minutash e gjysmë që tregojnë përgatitjet intensive të tij. Hedhja me parashutë është xhiruar mbi Emiratet e Bashkuara Arabe.

Cruise, i cili njihet për disa nga veprimet më spektakolare të tij nëpër filma, besohet të jetë aktori i parë që kryen një hedhje të tillë të mbiquajtur “HALO”, për një skenë filmi.

Teknika ushtarake kërkon që hedhja të bëhej nga një lartësi e madhe, nga një e çarë e vogël, ndërsa Cruise ndodhej në 7.6 km lartësi, duke kërkuar madje të përdorë edhe një maskë me oksigjen në mënyrë që të qëndronte i vetëdijshëm gjatë kësaj eksperience. Përpara se të përgatitej për hedhjen reale, studioja kinematografike ndërtoi një tunel gjigant për provat.

Skena është xhiruar nga një kameraman që mbante një kamera të montuar në kokë, i cili u hodh vetëm pak metra më poshtë sesa lartësia e Cruise, në mënyrë që të evitonin një përplasje të mundshme në ajër.

E për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, skena u xhirua në muzg, duke i dhënë ekuipazhit vetëm një hapësirë prej 3 minutash çdo ditë, për të kapur hedhjen perfekte. Në fund të fundit, e gjitha kjo vlen për vetëm 6 sekonda në filmin e ri, seria e 6 e “Mission Impossible”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP