Fushata #tijeluledielli e Albana Osmanit, prej sot edhe në Shkup (VIDEO)

Fushatës #tijeluledielli apo në anglisht #youareasunflower, që përfundoi misionin e saj në Kosovës, sot ka nisur aktivitetet edhe në Maqedoni. Fushatës iu është bashkëngjitur edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili edhe zyrtarisht ka bërë ardhjen e Fondacionit humanitar për fëmijë “You are a sunflower” në Maqedoni, kordinatore e së cilit është gazetarja nga Shqipëria, Albana Osmani, njofton Portalb.mk.

Gjatë konferencës që u mbajt sot në Sheshin Skëndërbeu në Shkup, Osmani tha: “Ne po përpiqemi të sjellim kushte më të mira për jetë, për fëmijët. Çfarë kemi në dorë ne si njerëz, do ta bëjmë. Pjesa tjetër është e Zotit. Unë do t’i drejtohem çdo fëmije, në Maqedoni, që forca, jeta, fuqia dhe shpresa, të jetë me ju dhe me familjet e juaja. Ne jemi me ju në çdo betejë, dhe duhet ta fitojmë atë”.

Qëllimi i Fondacionit në fjalë ka për qëllim mbledhjen e donacioneve për përmirësimin e kushteve në repartet spitalore pediatrike. Ka nisur në Shqipëri, ka vazhduar në Kosovë, kurse nga sot është edhe në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button