Arbër Ademi mori postin e ministrit, realizoi disa takime

Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot e mori zyrtarisht postin e tij në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në aktin solemn të pranim-dorëzimit të funksionit, ministri Ademi iu falënderua Qeverisë, kryetarëve të partive të koalicionit qeverisës dhe kryetarit të Kuvendit për besimin e dhënë që të udhëheq me këtë dikaster, duke theksuar se fokusi i punës së tij  mbetet në reformimin e arsimit fillor dhe të mesëm, nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të legjislacionit të ri, programeve mësimore dhe librave me përmbajtje të përmirësuar, duke promovuar arsimin e mesëm profesional, zbatimin konsekuent respektim të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, si dhe në përpjekjen për më shumë mjete për shkencë dhe hulumtim.

“Në periudhën e ardhshme do të vazhdoj me të njëjtin entuziazëm dhe realizim të prioriteteve të përcaktuara, projekteve, masave dhe aktiviteteve të përcaktuara në Programin e punës së Qeverisë, si dhe në dokumentet strategjike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përkatësisht në Strategjinë për Arsim 2018-2025, Planin Strategjik për Punë dhe në Programin e Punës”, theksoi kreu i MASH-it, Ademi.

Ministri Ademi sapo morri postin e ministrin realizoi edhe disa takime të ndara, edhe atë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Ylber Hysa dhe me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Në takimet në fjalë, ministri Ademi i ka adresuar prioritetet e përcaktuara në punën e tij dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën vijuese, me fokus të veçantë në reformën e arsimit fillor dhe të mesëm.

Në bisedën e tij me ambasadorin kosovar, Ademi theksoi se do të përpiqet për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit midis dy vendeve, ndërsa në takimin me kryetarin e Komunës së Kërçovës kreu i Arsimit, Ademi, ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave lokale me të cilat ballafaqohet komuna.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë uruar Ademin për emërimin e tij si Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe i kanë dëshiruar sukses në punën e tij, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button