ZOTËRI PRESIDENT!
Ju pengojmë të jetojmë,
Ju pengojmë të flemë…
Ne bubullojmë me lajme
ose me zërin e popullit,
por s’na e keni dhënë Ju lirinë
dhe nuk mund të na e merrni.
Zotëri President!
Aleksandar Sergejeviçi,
ai nga – Piteri,
i thurte lavdi lirisë,
frikësojuni së paku Pushkinit.
Po çne për Ju Pushkini
kur hosananë Jua këndojnë Mihalkovët.
Zotëri President!
Dy ministra civilë,
Nuk kanë yje në supe,
Mirëpo në shpirt janë – gjeneralë…
Zotëri President!
Ju pengojmë të jetojmë,
Ju pengojmë të flemë…
Do t’Jua dhuroj një plejer të madh
dhe një kasetë të madhe, plot, plot kaseta,
në të cilat është incizuar qetësia,
qetësi varri…
A është kjo gjë që dëshironi
ta dëgjoni në Rusi,
Zotëri President?
Poezi nga Aleksandër TKAÇENKO
Zgjodhi Xhabir AHMETI