Rritet për 80 për qind çmimi i biletës mujore për parking

Shoqata aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirës banesore dhe afariste ka vendosur që të shtrenjtoj biletat mujore të garazheve shumëkatëshe që janë në kompetencat e saj. Nga fillimi i këtij muaji, bileta mujore për personat fizik, nga 1000 u rrit në 1770 denarë. Kreu i institucionit arsyetohet se nuk bëhej fjalë për rritje të çmimit, por barazim të çmimit të biletës me atë të parkingut përballë Qendrës tregtare të qytetit, transmeton Alsat M.

Kongresi i Selanikut“, „Kryengritja e Razllovcit“, „Kongresi i Smilevës“, „Kryengritja e Kresnës“ – këto janë garazhet në kate dhe nëntokësore ku tashmë janë në fuqi çmimet e reja më të larta.

Vendimin e këtillë për çmimet e reja e ka marrë Këshilli i drejtorëve të Shoqatës Aksionare.

 Bileta mujore prej 1000 denarë që vlente për këto garazhe në kate dhe ato nëntokësore, sipas drejtorit, ka qenë pjesë e periudhës promovuese që zgjat prej fillimit të lëshimit të garazheve në përdorim, deri në fillim të këtij muaji, prej kur vlejnë çmimet e reja më të larta”.

Për momentin nuk ka paralajmërime për rritjen e çmimeve të biletave edhe te garazhet e tjera në kate që janë nën kompetencën e Qytetit të Shkupit si dhe garazhet me të cilat udhëheq komuna Qendër. Që të ketë korrigjim në çmimet e tyre, nevojitet që të vendosin Këshillat e komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button