Kadaif me kikirikë: Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave orientale!

Shije e paharrueshme!

Përbërësit:

– 3 vezë,
– rreth 3-4 dl ujë të vakët,
– 900 g miell të bluar egër.

Për fill:  500 g kikirikë të pjekur.

Për sherbet:

– 1 kg sheqer,
– 1,3 l ujë,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Vezët tundni me pak ujë, shtoni 2/3 e miellit dhe mbetjen e ujit. Me duar ngjishni brumin që të bëhet i lëmuar dhe në dërrasë ngjisheni me miellin e mbetur derisa të bëhet brumë i fortë.

Shtrijeni në makinë për thella sikur për thella supe supe, sa më të holla dhe gjatësia le të jetë 15-20 cm. Nga kjo sasi do të mund të bëni 36 role: Vendosni thellat, sipër tyre një lugë kikirikë të bluar dhe bëni role.

Radhisni rolet në tepsi të lyer dhe piqni në rreth 200 gradë derisa të skuqen.

Mbi kadaifin e nxehtë qitni sherbetin e nxehtë në të cilin keni shtrydhur një limon.

Vërejtje: Sasinë e ujit dhe të miellit mundeni ta ndryshoni në raport me recetën, mirëpo mos shtoni më shumë vezë për shkak që brumi do të jetë shumë i fortë kur të piqet, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP