Do të formohet institucion i ri shtetëror për siguri në komunikacion

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, në konferencën e sotme ndërkombëtare në temën “Siguria e rrugëve”, ka paralajmëruar formimin e institucionit të ri shtetëror për rritje të sigurisë në komunikacion, njofton Portalb.mk.

Goran Sugareski
Goran Sugareski

Sipas tij, ajo është rezultat i të dhënave se në vendet e BE-së, ka në mesatarisht nga aksidentet e komunikacionit ka 5.2 viktima në 100.000 banorë, dhe se tanimë është formuar grupi punues i cili deri në fund të vitit do të vijë deri në propozimin përfundimtar për formimin e Agjencisë për Menaxhim me Sigurinë në Komunikacion.

“Siguria është problem i kompleksuar ku kërkohet qasje multi-sektoriale. Në atë drejtim, është paraqitur nevoja që të formohet një institucion udhëheqës, gjegjësisht trup ekzekutiv, e cila do të ketë përgjegjësi dhe detyrë për përmirësimin e sigurisë dhe uljen e numrit të viktimave në rrugët e Maqedonisë”, tha Sugareski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button