Dua Lipa së shpejti fillon turneun e ri

Dua Lipa nuk gjen pothuaj se aspak kohë për tu relaksuar, kjo ngase është shumë e angazhuar me koncerte, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka udhëtuar në Moskë, ku edhe realizoi një performancë madhështore para fansave të saj në atë vend.

Pas atij koncerti, këngëtarja ka treguar se do ta shfrytëzojë një ditë për gjumë, kurse njoftoi se shumë shpejt fillon turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Lajmi.net.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, në duet me Calvin Harris, këngë e cila ka marrë mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button