Abuzohet seksualisht 13 vjeçari në Koçan

Javën e kaluar ndërsa djali 13 vjeç ka luajtur në rrugë me shokun e tij 15 vjeçar, fqinji i tyre 51 vjeç K.A. i ka thirrur në shtëpinë e tij me pretekstin se dëshiron t’u shesë celularë të lirë.

Pasi djemtë kanë hyrë në shtëpinë e K.A., ai ka kyçur derën dhe me përdorimin e forcës e ka zhveshur 13 vjeçarin dhe e ka abuzuar seksualisht. Djali tjetër është kundërshtuar e ka shkyçur derën dhe bashkë me 13 vjeçarin kanë ikur nga shtëpia e manjakut.

Më 17 korrik e ëma e K.A. e ka paraqitur të birin e saj për të zhdukur dhe për momentin koçanasi nuk është i kapshëm për zyrtarët. /Portalb/    

Lajme të ngjashme

Back to top button