VIDEO e plotë e boksierit Haxhi Krasniqi që mundi Stanislav Kashtanov dhe fitoi titullin e kampionit të Evropës

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani.

Robin Krasniqi, i njohur më mirë si Haxhi Krasniqi, dominoi duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të tij pothuajse në çdo rund nga 12 sa zgjati meçi.

Me këtë triumf, shqiptari nga Juniku i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës, pasi tani mund të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për kampion të botës në këtë kategori, raporton Gazeta Express. Krasniqi boksoi në kategorinë super të mesme duke u treguar më i fuqishëm e rusi Kashtanov në meçin e zhvilluar në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.

Krasniqi tani ka 48 fitore nga 53 luftëra.

Ata që nuk ia kanë dalë ta shohin meçin drejtpërdrejt, mund ta shohin të regjistruar në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button