Sulm i armatosur në Nigeri, 15 të vdekur

Në një sulm të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, 15 persona e kanë humbur jetën ndërsa një numër i madh janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Nigerisë (NAN) në fshatin Zakuna pranë provincës Zamfara 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të një grupi të armatosur.

Zëdhënësi i policisë në provincën Zamfara Muhammad Shehu në një deklaratë tha se të plagosurit janë marrë nën trajtim dhe se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.

Duke bërë të ditur se një numër i madh i personave detyrohen të largohen nga rajoni për shkak të frikës së shkaktuar nga sulmet, Shehu tha se edhe një numër i madh i kafshëve kanë ngordhur.

Rajoni shpesh është skenë e përleshjeve mes fermerëve dhe barinjve. Në një sulm të armatosur gjatë javës së kaluar në provincën Zamfara humbën jetën 26 persona.

Pjesëtarët e fisit Fulani, të cilët për të gjetur kullota për kafshët e tyre emigruan në jug të vendit, pohuan se fermerët janë përpjekur që t’u vjedhin kafshët dhe se i kanë sulmuar edhe vetë ata.

Gjithashtu thuhet se barinjtë Fulani në rajonet jugore të vendit ku shumica janë të krishterë, përpiqen të përhapin mësimet e dijetarit islam nga shekulli i 18-të, Shejh Osman Dan Fodio.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP