Krasniqi, kampion i Evropës

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij.

Ai ka fituar titullin e kampionit të Evropës në EBU, ku fitoi ndaj rusit, Stanislav Kashtanov, duke i hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës, shkruan albinfo.ch.

Krasniqi bokson në kategorinë e super të mesme, derisa meçi u zhvillua në “Wee Arena” në Bad Tolz të Gjermanisë, ku zgjati 12 raunde.

Boksieri shqiptar ishte shumë i lumtur me këtë fitore, derisa kishte përkrahje të madhe nga shqiptarët në sallë. Ai ishte shumë i emocionuar për këtë fitore dhe për këtë titull.

Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi ka 48 fitore nga 53 lufta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button