Ferrari 250 GTO shitet për çmimin rekord prej 80 milionë dollarësh (Foto)

Ky është modeli më i shtrenjtë në historinë e Ferrarit

Shumë i dëshiruari 250 GTO, bëhet makina që është shitur më së shtrenjti ndonjëherë në një ankand, transmeton Telegrafi. Gjatë vitit 2014, një model i njëjtë i prodhuar më 1963 u shit për 38 milionë dollarë, por që tash çmimi është dyfishuar.

Marcel Massini, që merret me historinë e Ferrarit, konsideron se brenda pesë vitesh kjo makinë të shitet për 100 milionë dollarë. Makina me përfundime ngjyrë metalike dhe vijat e flamurit frëng në mes, që ka gjendje shumë të mirë, ka edhe një histori garash. Më 1963 u bë pjesë e La Mans ku fitoi vendin e dytë, ndërsa një vit më vonë përfundoi garën prej dhjetë ditësh në Tour De France, transmeton Telegrafi.

Që atëherë është hequr prej pistave të garave, po ashtu edhe prej rrugëve, pasi pronarët e ndryshëm që iu ndërruan gjatë historisë e mbajtën si pjesë të koleksioneve në kushte të përkryera.

Njëjtë do të ndodhë edhe në të ardhmen, meqë pronari i tanishëm do ta vë në një koleksion të ekspozuar për publikun dhe Ferrari 250 GTO do të shihet nga të gjithë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button