Egjipt, Sisi bën betimin për mandatin e dytë presidencial

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi, ka bërë të shtunën betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, pas fitores në zgjedhjet e marsit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të jem president i të gjithë egjiptianëve, atyre që pajtohen me mua, por edhe i atyre që nuk pajtohen”, tha al-Sisi në një fjalim në Parlament pas betimit.

“Askush nuk do të përjashtohet nga kjo, përveç atyre që imponojnë vullnetin e tyre përmes dhunës, terrorizmit dhe ekstremizmit”, tha ai, duke shtuar më tej se në fokus të punës së tij do të jenë zhvillimi i mirëfilltë politik, bashkë me atë ekonomik.

Ceremonia e betimit në Parlament të shtunën, është e para pas vitit 2005, atëherë kur ish autokrati Hosni Mubarak u betua pas zgjedhjeve të para me më shumë kandidatë presidencial.

Abdelfatah el-Sisi ka dalë fitues në zgjedhjet presidenciale në Egjipt, të cilat u bojkotuan nga opozitarët dhe në të cilat kandidatët potencialë ishin mënjanuar para procesit zgjedhor.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka rezultuar më e vogël se pritjet, për shkak të bojkotimit të tyre nga ana e thuajse të gjitha partive dhe grupeve opozitare në vend, me në krye Vëllazërinë Muslimane (Ihvan).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button