LSDM-ja komentoi protestën e VMRO-DPMNE-së përpara Qeverisë, ja çfarë thonë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një kumtese dërguar në media vlerëson se mitingu i sontëm i VMRO-DPMNE-së nuk dallon nga mitingjet e viteve të kaluara, si dhe lideri i saj, Hristian Mickoski po i ndjek hapat e Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

“Sonte, si çdo miting të VMRO-DPMNE-së në 12 vitet e kaluara, janë dëgjuar porositë e njëjta. Qytetarët nuk panë asnjë dallim. Nuk ka asnjë dallim – Mickoski vazhdon preciz në rrugën e Gruevskit dhe për fat të keq përsëri refuzon t’ju kërkojë falje qytetarëve për shkatërrimin që VMRO-DPMNE-ja e ka kryer në Maqedoni në 11 vitet e kaluara. Ai në vend se të kërkojë falje, kërkon që Maqedonia të ndalojë. Por, nuk do të ndodhë. Qytetarët zgjodhen përparimin”, thuhet në njoftim.

Në njoftim LSDM akuzon Mickoskin se fton qytetarët të kthehen në të kaluarën e zymtë 11-vjeçare, por siç thonë në njoftim, qytetarët kanë zgjedhur lirinë dhe demokracinë.

“Mickoski sonte ftoi që Maqedonia të kthehet pas, në të kaluarën e erët të krimir, korrupsionit, varfërisë së qytetarëve, shkeljes së të drejtave të njeriut, në largimin e vendit nga vlerat evropiane. Por, nuk do të ndodhë. Qytetarët zgjodhën prosoritet, rroga më të larta, barazi, liri, demokraci, drejtësi, një shoqëri, një familje për të gjithë”, thuhet në njoftim.

VMRO-DPMNE protestë në Shkup, Mickoski: Kjo Qeveri duhet të bjerë, edhe shqiptarët nuk e duan (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button