VMRO-DPMNE protestë në Shkup, Mickoski: Kjo Qeveri duhet të bjerë, edhe shqiptarët nuk e duan (VIDEO)

Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE para Qeverisë së Maqedonisë ka mbajtur protestë. Në të fjalime kishin anëtarët e partisë ndërsa i pranishëm është dhe lideri Hristijan Mickoski me udhëheqësinë e partisë. Mickoski në fjalimin e tij tha se protestohet kundër pushtetit i cili në këtë një vit qeverisje ka dështuar në përmbushjen e premtimeve parazgjedhore, njofton Portalb.mk. Në fjalimin e tij përplot nacionalizëm tha se Maqedonia i përket maqedonasve dhe se nuk i frikohet LSDM-së “tradhtare”.

“Nuk pranojmë të ndryshojmë kushtetutën për të ndryshuar emrin. Ne nuk frikohemi nga tradhtarët. Nuk pranojmë të luhet me dinjitetin tonë. Ne si VMRO do të mbrojmë atdheun” tha Mickoski.

“Maqedonia ka nevojë për politikanë të rinj, me vizion dhe qëllim ku duan të arrijnë. Kjo Qeveri duhet të bjerë. Duhet të mbisundojnë principet, vlerat dhe punët e mbara. Zoran Zaev gënjeu kur tha se erdh jeta. Dua ta rikujtoj se njëherë jetohet dhe se ai nuk ka e sjellur jetën! Ka vendosur standarde të rreme dhe vlera të rrejshme. Jetojmë në një shoqëri ku të rinjtë janë të dëshpëruar. Nuk erdhi “jeta” nëpër qytete. Premtuan rritje për 10% por nuk e rritën as 1 %. Nuk kam pa asnjë investim të ri. NATO dhe BE janë premtime që nonstop i flet por ato nuk do ta largojnë këtë dëm që e bën Zaev, familja e tij dhe LSDM. Po bëjnë haraç, me ato para kanë rritur buxhetin. Po na kërcënojnë dhe na përndjekin të gjithve” tha mes tjerash Mickoski, njofton Portalb.mk. 

Maqedonia nuk ka nevojë për dygjuhësi por për ekonomi, sipas tij.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për një ligj kundër-kushtetues por për zhvillim dhe ekonomi” tha ai.

Ai tha se po fillon “vera e punës” së VMRO-së dhe se do të vizitojnë çdo fshat e qytet, do të jenë me secilin pa marrë parasysh prejardhjes së tyre, përfaqësimit politik apo etnik.

“Edhe shqiptarët dhe të tjerët janë të zhgënjyer nga Qeveria e Zaevit sepse nuk kanë jetë më të mirë edhe pse ju premtua. Duhet së bashku të tregojmë fuqi, vullnet dhe të tregojmë se jemi alternativë e mirë dhe e re për këtë vend.” tha ai.

“Patjetër duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, te zgjedhim kryetarin e KSHZ në propozim të opozites, të krijojmë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje dhe ta shohim se a janë të kënaqur qytetarët me këtë që po e bën Zoran Zaev dhe LSDM-ja” tha Mickoski.

Kryeministri Zaev thotë se do të dëgjojë me kujdes kërkesat e protestuesve.

Gjatë tubimit, iu drejtua pjesëmarrësve nëpërmjet një lidhje video edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili i dha mbështetje VMRO-DPMNE- së dhe sipmatizantëve të saj.

“Udhëheqësit e VMRO kanë pasur gjithmonë guximin, mençurinë dhe forcën për të mbrojtur maqedonasit, hungarezët dhe evropianët. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Ne do të qëndrojmë në anën tuaj dhe ne do ta mbështesim VMRO-në, tha Orban.

“Vazhdoni, mos u dorëzoni dhe ju do të fitoni përsëri, përfundoi Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button