Jemi një

 “Jemi një“ tek ne shqiptarët paraqitet si ëndërr për bashkimin e shqiptarëve dhe trojeve tona, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mal të zi e Çamëri. Parulla “JEMI NJË“  ka qenë si flamur të cilin çdo herë e kemi ngritur përpara kundërshtarit tonë. Ndjenja, të jesh pjesë e këtij flamuri është e pa përshkruar, të dëgjosh njëzëri këngën BESA BESË , është sikurse të fusësh dorën në zjarr, dhe nuk duron dot pa lëshuar ndonjë zë. Në këtë rast, dhimbja që shkaktohet nga zjarri, nuk e tejkalon dot motivin, ndjenjën, që krijon Kënga Magjike. Dhe këto ndjenja më së miri i shpjegojnë Tifozët tanë, zëri i popullit tanë, Grushti i shqiptarisë.

Edhe pse shqiptarët  janë të përçarë, janë të ndarë me kufij, janë të shpërngulur në vende  perëndimore, me qëllim të një jete më të mirë ekonomike, fraza “JEMI NJE“ bëri që ata, pa marrë parasysh kategorinë ekonomike, i pasur apo i varfër, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, bën që kurthet, të cilat janë të shpërndara si copëza xhami të thyera, të bashkoj, dhe të figuroj formën që kishte mbizotëruar më pare mbi secilin do shqiptar.

O Populli im madhor, mos lejoni vetin që t’ju shkelin, se siç thuhet nëse Zoti dëshiron që ta zhduk 1 popull, atëherë atij i dërgon një udhëheqës të gabuar. A më tregoni se çfarë udhëheqës kemi ne?

Çka do arrijmë ne, në rast se shqiptarët e Maqedonisë shprehin urrejtje kundër atyre të Shqiperisë, e ato të Shqipërisë kundër atyre të Kosovës, e kështu me radhë. Të kthejmë traditën, të mos presim të tjerët të na vetdijsojnë. Te vetëdijësohemi vet, nuk jemi tradhtar po na etiketuan, shkaku i disa të pamoralshmëve që e quajtën veten shqiptar, pa pasur fije floku të shqiptarit. Po shqiptarët e vërtetë i mbeten besnik Atdheut dhe Kombit.

Më thërrasin Ilir, se kam rrënjët Ilire, më thërrasin Dardan, se kam lënë gjakun për vatan, tash më thërrasin Shqiptar,  bile edhe Kosovar, se përkuljen  nuk e kemi pasur, nuk e kemi, dhe vazhdojmë të mos e kemi në damar.

Rexhep Avdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button