Komuna e Strugës e ka shkelur afatin për deponinë (VIDEO)

Asnjë zgjidhje për deponinë e madhe në hyrje të qytetit të Strugës, përkundër paralajmërimeve se një gjë e tillë do të përfundonte në maj. I pari i Komunës Merko tani jep premtim të ri, problemi sipas tij do të zgjidhet në korrik.

Por, aktivistët civil janë skeptikë se problemi do të mund të zgjidhet. Konsiderojnë se kjo, ashtu siç po paralajmërohet, do të thotë vetëm zgjidhje të pjesshme.

“Nuk jemi të kënaqur nga dinamika e zgjidhjes së këtij problemi. Dy herë jemi dëshmitarë të prolongimit të zgjidhjes së këtij problemi dhe konsiderojmë se problemit të këtillë, si problem numër një i qytetit, duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe edhe nga pushteti lokal edhe nga ai qendror me qëllim të zgjidhjes përfundimtare të tij”,  deklaroi Gligor Qatoski – iniciativa “Mjaft”, transmeton Alsat M.

Ndërsa kryetari i Komunës së Strugës në intervistë për Portalb.mk tha se kanë bërë tenderim për krijimin e një punkti për grumbullimin dhe ngarkimin e mbeturinave që do të përcillen për në “Drislla”, por, siç njofton Alsat M autoritetet e atjeshme lokale paralajmërojnë se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko: Struga do të ndryshojë, premtimet do të realizohen (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button