Nisin punimet e rrugës Shtip – Radovish, Sugareski: 320 milionë euro për rrugët e Maqedonisë Lindore

“Rruga Shtip  – Radovish do të ndërtohet në një trasë të re, në gjatësi prej 40 kilometra dhe investimi total është 47 milionë euro. Një punë tjetër që është e rëndësishme, se në rajonin verilindor do të investojmë rreth 320 milion euro në ndërtimin dhe rikonstruimin e rrjetit rrugor”, kështu ka njoftuar ministri për Transport dhe Lidhje i Maqedonisë, Goran Sugareski, gjatë ngjarjes ku u bë nisja e realizimit të projektit kapital, ndërtimin e rrugës Shtip – Radovish, njofton Portalb.mk.

Sugareski është shprehur krenar që paralajmëroi nisen e punimeve të këtij projekti, dhe ka thënë se kjo rrugë është e rëndësisë së veçantë, sepse do të lidhet me autostradën Miladinovcë – Shtip dhe me kufirin e Bullgarisë.

“Kjo lidhje rrugore, ka një rëndësi të veçant për banorët e Maqedonisë Lindore dhe Juglinore, pasi që me të, do të mundësohen kushte për transport të shpejtë dhe të sigurt të mllatave dhe udhëtarëve. Praktikisht, kjo rrugë do të jetë vazhdimësi e autostradës Miladinovcë – Shtip, ndërtimi i së cilës do të përfundojë këtë vit. Në këtë mënyrë, do të krijojmë lidhje rrugore moderne dhe të shpejtë nga Shkupit deri në Radovish, dhe më tutje, deri te kufiri bullgar”, ka thënë Sugareski.

Siç sqaroi më tej Sugareski, ndërtimi i kësaj rruge do të ofrojë kushte për transport të shpejtë dhe të sigurt të mjeteve dhe udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button