Me largimin e Robert Allagjozovskit nga Ministria e Kulturës, largohet edhe tërë ekipi i tij

Me verifikimin e dorëheqjes së Robert Allagjozovskit, nga posti i ministrit, me të, nga Ministria e Kulturës do të largohet edhe ekipi i tij i punës. Kështu u kuptua nga shkrimet në rrjetin social “Facebook” e anëtares së Këshillit të Kulturës, Vesna Ilkova Gjinovska dhe këshilltari i posaçëm i tij, Petrit Saraçini, njofton Portalb.mk.

“Me largimin e ministrit Allagjozovski, mbaron edhe puna ime në Këshill. Jam e kënaqur që arrita të marrë pjesë në realizimin projektit “Strategjia nacionale 2018 – 2022”. Prezantova, dhe me gatishmëri të madhe u pranuan edhe propozimet dhe të futura në dokument, para se gjithash, për shtëpinë time amë, operën, u realizuan tre debate mujore, ku më shumë kishte kritika, se lëvdata”, ka shkruar ndër të tjerash, Ilkova Gjinovska.

Ngjashëm ka njoftuar edhe këshilltari i posaçëm i ministrit Allagjozovski, Petrit Saraçini.

“Me konstatimin e dorëheqjes së ministrit të Kulturës Allagjozovski në Kuvendin e RM, ndërpritet edhe kontrata e punës dhe angazhimi im në Ministrinë e Kulturës si këshilltar i posaçëm për kulturë. Ishte një privilegj dhe nder të jem në shërbim të qytetarëve të vendit tonë, në kohëra të rëndësishme të çlirimit nga një regjim autoritar, i dhunshëm, kriminel e nacionalist dhe normalizimit të vendit. Shpresoj se ishim të denjë për sfidën”, shkruan ndërt të tjerash, Saraçini.

Përndryshe, në vend të Robert Allagjozovskit, radhë e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, në postin e ministrit të Kulturës vjen Asaf Ademi, nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi.

Ndryshimet në Ministrinë e Kulturës vijnë pasi që dje u votuan ministrat e rinj, si pjesë e rikonstruimit qeveritar.

Parlamenti i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button