Maqedoni: ish funksionarë të DAP-it, nën thjerrëzën e punës së paligjshme

“Kemi dëshmi, jemi të lidhur për institucionet, janë ngritur më shumë procedura për punë të paligjshme të të punësuarve tanë, udhëheqës paraprak, si dhe për tatimpagues të cilët kanë qenë përfitues në mënyra të ndryshme. Së shpejti do të dalim me informata”, kështu ka thënë drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska në intervistë për 1tv.mk, njofton Portalb.mk.

Duke folur në lidhje me atë, se a ka pasur keqpërdorime në të kaluarën në DAP, gjë të cilën e kemi parë edhe në “bombat”, Lukarevska ka thënë se: “si pasojë, se ka pasur shumë raste, kur nuk është kthyer Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH), sot, nga DAP janë të obliguar të kthejnë edhe kamatë, dhe kjo dëmton buxhetin”.

Për të punësuar e DAP-it, që kanë punuar në mënyrë të paligjshme, së shpejti pritet epilog i procedurës në Prokurorinë Themelore Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button