Arrestohen police për marrje ryshfeti

Policia arrestoi dy pjesëtare të MPB-së, të punësuara në Stacionin policor në Prilep, të cilat sipas informatave jozyrtare,  janë gra të funksionarëve të VMRO-së.

Deri tash ajo që dihet është se pjesëtaret e policisë janë arrestuar për marrjen e ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Më saktë, për nxjerrjen e dokumenteve duke shmangur procedurën dhe radhën, dy policet kanë marrë nga 500 euro.

Nga policia e Prilepit thonë se pas mbarimit të hetimit, do të informojnë opinionin për tërë rastin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button