Eksperiment social në Prishtinë: Reagimi i njerëzve kur u kërkohet një përqafim nga një fëmijë (VIDEO)

Sot në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në kuadër të kësaj dite, Nisma Edukative, Ndryshe, Telegrafi.com dhe MAX Travel , ka realizuar një eksperiment social me qytetarët rreth asaj se “Sa ndikon statusi ekonomik apo baza etnike në mënyrën si i trajtojmë fëmijët?”

Pjesëmarrësit në këtë hulumtim u zgjodhën në mënyrë rastësore, me moshë mbi 18 vjeçar (eksperimenti I) dhe fëmijë të gjinisë mashkullore (eksperimenti II).

Nëse një fëmijë në rrugë do t’ua jepte një dhuratë, a do ta kishit pranuar dhe si do të kishit reaguar nëse do të kërkonte një përqafim nga ju?

Për ta kuptuar më saktë se si kanë reaguar njerëzit, ju sjellim VIDEO-EKSPERIMENTIN, që do t’ju befasojë me reagimin e qytetarëve në Qendër të Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button