SHBA, prodhimi i naftës rritet 19 herë në 20 javë

Sipas të dhënave të Administratës së Informacionit të Energjisë (EIA), prodhimi i naftës së papërpunuar i SHBA-ve është rritur 19-të herë në 20 javët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat tregojnë se në javën që përfundoi më 25 maj, prodhimi i naftës së papërpunuar u rrit me 44 mijë fuçi në ditë për të arritur në një nivel të ri rekord të lartë prej 10.77 milionë fuçi në ditë.

Të dhënat e EIA-së njoftuan se prodhimi i naftës së papërpunuar u rrit me 24 mijë fuçi në ditë nga java e kaluar në shtetin e Alaskës dhe 20 mijë fuçi në ditë nga shtetet tjera gjatë të njëjtës periudhë.

Prodhimi i naftës së përpunuar i SHBA-ve këtë vit pritet të arrijë mesatarisht 10.7 milionë fuçi në ditë dhe 11.9 milionë fuçi vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, nafta e papërpunuar komerciale është reduktuar me 3.6 milionë fuçi ose 0,8 për qind, përkatësisht në 434.5 milionë fuçi për javën që përfundon më 25 maj.

Pritja e tregut ishte një rënie prej 0.4 milion fuçi për rezervat e naftës së papërpunuar tregtare. Në javën e kaluar, stoqet tregtare të papërpunuara u rritën me 5.8 milion fuçi.

Rezervat strategjike të naftës, të cilat nuk janë të përfshira në stoqet e naftës së papërpunuar komerciale, gjatë kësaj periudhe ranë me 0.6 milion fuçi apo 0,1 për qind, përkatësisht në 660.8 milionë fuçi.

Nga ana tjetër, inventarët e benzinës u rritën me 0.5 milion fuçi apo 0,2 për qind, përkatësisht në 234.4 milionë fuçi. Rezervat e benzinës u rritën me 1.9 milionë fuçi gjatë javës së kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button