Darkë iftari në shkollën e Radovishit? Inspektorati ka dërguar kontrolle (VIDEO)

Një video e cila thuhet se është bërë në shkollën fillore “Krste Petkov Misirkov” në Radovish të Maqedonisë ka ndezur kritika në media dhe rrjetet sociale sepse në të shihet se po mbahet darkë iftari me nxënësit ndërsa ka dhe hoxhë duke thirrur ezanin, shkruan Portalb.mk.

Për këtë ngjarje është informuar Inspektorati shtetëror i arsimit dhe sipas TV Telma, i njëjti është duke bërë kontrolle për vërtetësinë e ngjarjes si dhe për atë se kush ka dhënë leje për realizimin e një ngjarjeje të tillë.

Drejtoresha e shkollës, Ollgica Stojanova ka qenë e pakapshme për prononcim. Nga komuna thonë që nuk kanë dijeni për një ngjarje të tillë. Ndërkaq, për shkak se Maqedonia është shtet sekular (feja e ndarë nga institucionet e vendit) është e ndaluar me ligj të kryhen ngjarje me konotacion fetar nëpër shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button