Ardian Bujupi e Xhensila publikojnë këngën e re (VIDEO)

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka publikuar këngën e tij më të re që është në bashkëpunim me këngëtaren bukuroshe Xhensila Myrtezaj, transmeton Portalb.mk.

Kënga mban titullin “Çika Çika” ndërsa për tekstin është përkujdesur Endrit Mumajesi dhe Ardian Bujupi.

Producent i këngës është Master HP, kurse për videoklipin është përkujdesur Pro Video.

Si duket kënga është xhiruar në fillimet e shtatzënisë së Xhensilës pasi e dimë që ajo veç më është në muajt e fundit të pritjes së saj të ëmbël dhe shumë shpejt në jetë do të vijë fëmija i saj i parë që është një vajzë.

Duke mos dashur që kohë të gjatë të qëndroj larg publiku Xhensila ka vendosur që pikërisht në këtë periudhë të publikojë këtë këngë dhe më pas do të vijojë një pauzë që do t’ia dedikojë rolit të saj të ri- të qënurit nënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button