BDI nuk do të pranojë donacione nga institucionet shtetërore

Bashkimi Demokratik për Integrim do të anulojë mënyrën se si funksionarët e saj e financojnë partinë. Institucionet shtetërore më nuk do të jenë donatorë. Kjo do të ndodhë me sjelljen e ndryshimeve në Ligjin për financimin e partive politike, për të cilin po bisedohet intensivisht në grupe punuese. Qëllimi është që të ndalohet keqpërdorimi i mënyrës së financimit i cili është burimi kryesor i korrupsionit, transmeton Telma, përcjell Portalb.mk.

Në raportin më të ri nga Enti shtetëror për revizion si donator më i madh i BDI-së paraqitet Posta e Maqedonisë, FSPIM, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, SHA Aeroporte, Komuna e Likovës, Shtëpia studentore Pelagonia dhe Hekurudhat e Maqedonisë.

Nga partia thonë se ato kanë qenë të hyra nga funksionarë të tyre të cilët janë të punësuar në institucione, ndërsa paratë kanë qenë të hedhura në shumë prej 5% me urdhër të përhershëm nga rroga e tyre.

Ndryshimet ligjore duhet të vendosin financim transparent dhe ndalesë të çfarë do lloji të keqpërdorimit.

Financimi i partive politike duhet të ndaloj që ato të shndërrohen në shoqëri aksionare ku më shumë fiton ai që donon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button