Vazhdon mësimi në Afrinin e çliruar të Sirisë

Vazhdon mësimi në shkollat në qendrën e Afrinit të Sirisë veriperëndimore, rajon i cili u çlirua së fundmi nga terroristët gjatë operacionit të Turqisë “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e YPG/PKK-së mbyllën shkollat në qendrën e rrethit, edhe pse nuk u raportuan përplasje të armatosura gjatë operacionit kundër-terrorist.

Pasi Afrini u çlirua në muajin mars, një numër i madh njerëzish u kthyen në shtëpitë e tyre dhe jeta e tyre u kthye në normalitet.

Përmes mbështetjes së Turqisë në rajon, aktivitetet arsimore filluan të rriten. Shkolla al-Ittihad, me një kapacitet prej 450-500 nxënësish, që një javë po ofron kurse të përshpejtuara për nivelin e shkollës fillore dhe të mesme, me qëllim për të kompensuar kohën e humbur.

Abdo Nebhen, i ngarkuar me zyrën e Arsimit të rrethit Afrin dhe zv/kryetar i parlamentit vendor, për AA tha se ata po ofrojnë arsim të përshpejtuar për rreth 500 nxënës. Ai shtoi se mësuesit sirianë në mënyrë vullnetare angazhohen në orë mësimore.

“Ne nuk mund të themi se arsimi mungonte në Afrin, megjithatë, PYD po përdorte shkollat për të realizuar qëllimet e veta politike. E bëri kurdishten të detyrueshme. Shfuqizoi mësimet fetare dhe solli ideologji që grupi mbronte”, tha Nebhen.

PYD dhe krahu i saj ushtarak YPG janë degë siriane të rrjetit terrorist PKK, i cili ka kryer një luftë kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet.

Nebhen falënderoi Turqinë për dhënien e mbështetjes për arsimin në Afrin.

15-vjeçarja Sare Ahmet, njëra nga nxënëset e kësaj shkolle, tha se është e lumtur që është kthyer në shkollën e saj. Ajo kërkoi mbështetje të vazhdueshme nga zyrtarët. “Ne duam të sigurojmë të ardhmen tonë. Ata duhet të na mbështesin neve në këtë çështje”, u shpreh ajo.

Më 18 mars, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qytetin Afrin, i cili që nga viti 2012 ka qenë një strehë e madhe për grupin terrorist YPG/PKK.

Këtë janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin për të pastruar grupet terroriste nga zona. Pas çlirimit të Afrinit, Ankara tha se mund të zgjerojë edhe më tej operacionin e saj drejt lindjes deri në Munbixh, përveç nëse grupi terrorist YPG/PKK lëshon qytetin strategjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button