Nënshkruhet marrëveshje me katër grantistë dhe 14 organizata partnere nga procesi ZRBR

Marrëveshja me katër grantistë dhe 14 organizata partnere nga procesi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim me të Rinjtë (ZRBR) sot janë anëshkruar në Agjencinë për të Rinj dhe Sport në Shkup, njofton Portalb.mk.

Fituesit e granteve janë OJQ “Forumi Rinor Arsimor” nga Shkup, OJQ “Qendra për Dialog Interkulturor” nga Kumanova, OJQ “Kreator” nga Kumanova dhe shkolla e mesme “Kosta Sushinov” nga Radovi.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, shprehi shpresë se edhe në të ardhmen do të ketë edhe më shumë kësi marrëveshje dhe benefite për të rinjtë.

“ZRBR, e njohu punën tonë si Agjenci për Rini dhe Sport. Po punojmë që sa më shumë që është e mundshme të integrohemi në këtë proces dhe të ndërmarrin aktivitete të ndjeshme me qëllim të promovimit më të madh të ZRBR-së në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Kaevski.

Ai i thirri grantistët që t’i mbështetin edhe organizatat tjera rinore në procesin e përgatitjes dhe aplikimin për grante.

Përfaqësuesi rinor në ZRBR, Vlladimir Gjorgjevski, tha se ky është produkti i parë konkret nga Procesi i Berlinit dhe të rinjtë përfundimisht i japin rezultatet nga ai proces.

Udhëheqësi i Zyrës Lokale në Maqedoni, Albert Hani, sqaroi se në thirrjen rajonale ka pasur 421 aplikime, prej të cilëve 35 janë fitues, ndërkaq nga Maqedonia kanë aplikuar 61 organizata.

“janë ndarë 900.000 euro, para të cilat vijnë nga shtetet nënshkruese të marrëveshjes për themelimin e ZRBR-së. Në hapjen e thirrjes kemi pasur dy njësi tematike, njëra për dialog multikulturor, ndërkaq tjetra për gjithëpërfshirje sociale. Sipas statistikave tona, 70% e organizatave kanë aplikuar për kategorinë e parë”, deklaroi Hani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button