Kuvend, Kasami dhe Gashi ende nuk kanë vendosur se kush do të mbetet BESA

Grupi parlamentar i Lëvizjes BESA, as deri më sot, kur pritet të votohet ministri i Kulturës, i fraksionit me kryetar Afrim Gashin – Asaf Ademi, nuk kanë vendosur se cilët deputetë do t’i bashkohen shumicës parlamentare, e cilët do të ngelen në opozitë.

Sipas asaj që raporton Alsat- m, kryetari i njërit fraksion të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka deklaruar se për të do të vendoset në mbledhje të partisë, duke mos precizuar se kur do të mbahet e njëjta.

Ndërkaq deputeti i Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasami, Fadil Zendeli ka deklaruar: “Kolegët e mi të cilët janë pjesë e grupit parlamentarë por nuk veprojnë brenda strukturave të Lëvizjes Besa, ata duhet të deklarohen për formën dhe mënyrën e veprimit të tyre politik”.

Deklarohen dy Lëvizjet BESA për funksionimin e tyre në Kuvend

“Duhet ta definojnë statusin e vet, ashtu siç e parasheh rregullorja, nuk mundet të funksionojnë si një grup parlamentar, derisa kanë kundërshtime në mes vete. Deri tash nuk kanë dorëzuar tek unë letër se lëvizja BESA është ndarë, derisa nuk kanë dorëzuar letër, ata ende funksionojnë si një subjekt politik. Dita e premte, kur edhe votohen ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Maqedonisë, do të dihet edhe ajo se si do të funksionojë BESA”, ka thënë ndër të tjerash Xhaferi.

 

Ndryshe, Lëvizja BESA që nga janari i këtij viti është ndarë në dy fraksione, ata që e duan për kryetar Bilall Kasamin dhe të tjerët që e duan për kryetar Afrim Gashin. Rasti është në gjykatë, por ende nuk ka epilog. Grubi i Kasamit pretendon se në mënyrë të paligjshme është zgjedhur për kryetar Gashi, ndërkaq grupi i Gashit vlerëson se Kasami nuk është kryetar legjitim pasi që Kryesia Qendrore të njëjtin e ka shkarkuar. Deri më tani, deputetët e të dy grupeve (3 të Gashit dhe 2 të Kasamit) kanë vepruar bashkërisht edhe përskaj ndarjeve, megjithatë me hyrjen e Gashit në Qeveri, të premten duhet të vendoset nëse deputetët e njërit grup do të funksionojnë si të pavarur apo në ndonjë formë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button