VMRO-DPMNE ka paguar 386.000 euro për pikturat e selisë partiake

Raporti i Revizorit për punën e partisë VMRO-DPMNE në vitin 2016 konstaton punë të paligjshme. Nga dokumentet që i ka marrë për kontroll, Revizori ka konstatuar se “nuk mund të japë mendim për tregimin e vërtetë dhe objektiv të raporteve financiare të VMRO-DPMNE-së për vitin 2016 kur partinë e ka udhëhequr Nikolla Gruvski” dhe shpreh mendim me rezervë për transaksionet financiare me rregullativën relevante ligjore, njofton Portalb.mk.

Partia ka pasur tre xhiro llogari, që është kundër dispozitave ligjore për financim të partive. Përveç llogarisë së rregullt, partia në dhjetor të vitit 2016 ka nënshkruar marrëveshje për kredi me vlerë prej 3 milionë euro me çka e ka futur në hipotekë ndërtesën partiake. Prej këtyre parave, 1.5 milionë euro janë transferuar në llogari të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016, për shkak të plotësimit të marrëveshjes me partnerët e koalicionit. Sipas kësaj marrëveshje “palët që kanë nënshkruar marrëveshje janë pajtuar në rast kur donacionit dhe anëtarësia nuk do t’i mbulojë obligimet e marra për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2016, të njëjtat do t’i mbulojë bartësi i koalicionit VMRO-DPMNE”. Llogaria tjetër ka qenë për donacione për banorët që kanë qenë të prekur nga vërshimet e gushtit të vitit 2016.

Më tej, revizori ka konstatuar se janë paguar 386.000 euro në bazë të marrëveshjes për transportim të personave dhe shërbimeve për përpunimin dhe vendosjen në kornizë të fotografive artistike, por pa dorëzuar faturë deri te furnizuesit.

“Kjo gjendje nuk është në pajtueshmëri me nenin 10 të ligjit për kontabilitetit, për organizata jo-fitimprurëse dhe nenit 13 nga rregullorja për kontabilitet, për organizata jo-fitimprurëse, në pajtueshmëri me të cilat të dhënat në librat e biznesit patjetër duhet të bazohen në të vërteta, dokumente e duhura të kontabilitetit, me çka tregohet se ndryshimet financiare ndikon në mundësinë e vërtetimit të të dhënave në raportet financiare”, thuhet në raport.

Udhëheqësia e VMRO – DPMNE-së, në fotografi artistike në selinë partiake (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button