Fjalimi i Danevit të VMRO-së e provokoi Misovskin e PRSD-së: Ju e gjetët të na flisni për krim dhe korrupsion?

Deputeti i PRSD-së, parti e cila është në koalicion me LSDM-në, Goran Micovski, në seancën e sotme parlamentare theksoi se ka qenë i provokuar nga fjalimi i koordinatorit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, veçmas në pjesën ku Danev e ka akuzuar Qeverinë për krim dhe korrupsion, njofton Portalb.mk.

“Ajo është njëjtë sikur hajdutët të hyjnë në shtëpinë tuaj t’ua vjedhin mobiljet dhe pas dy tre ditëve të vijnë te ju dhe të ju thonë pse e keni banesën e zbrazur. Që të flisni për korrupsion dhe krim të organizuar, patjetër duhet që të distancoheni nga krimi i udhëheqësisë paraprake. Kjo Qeveri i ka pastruar rrënojat që i keni lënë”, tha Misovski.

Në kundër-replikë, Danev ia ktheu se akuzat nuk dalin vetëm nga opozita, por siç tha ai, nga vendet-anëtare të BE-së, si Franca, Holanda dhe Danimarka.

“Ju u replikoni përfaqësuesve të këtyre shteteve, të cilët shkruajnë se ekziston sistem aktiv që mundëson benefite për anëtarët partiak. Ata thonë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk jep rezultate të kënaqshme”, theksoi Danev.

http://portalb.mk/530302-kuvendi-sot-e-voton-rikonstruimin-e-qeverise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button