Shtyhet gjykimi për “Dhuna në Komunën Qendër” sepse një i akuzuar është në udhëtim zyrtar

Aleksander Trajkovski, një ndër të akuzuarit në rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike nuk u paraqit në seancën e sotme sepse është në udhëtim zyrtar në Kroaci. Avokati i tij dorëzoi vendim nga kryetari i Komunës së Gazi Babës se Trajkovski si këshilltarë është ftuar në një ngjarje në Kroaci, transmeton Portalb.mk.

Për shkak mungesës së tij është shtyrë seanca e sotme, ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 6 qershor. Prokurorja Fatime Fetai kërkoi të caktohen më shumë seanca gjyqësore, sepse, siç tha ajo, kjo është lënda më e vjetër e PSP-së.

Në lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button