Çështja e emrit, Katimerini: Në tavolinë “Maqedonia e Veriut”

Derisa pritej një bisedë telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Cipras,  gazeta greke “Katimerini”, këtë mëngjes doli me titullin kryesor “Në tryezë propozimi i Maqedonisë Veriore”.

Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimic janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me pesë propozime, emri Republika e Maqedonisë Veriore qëndron si propozimi më serioz, transmeton Alsat M.

Teksti thekson deklaratën e Kryeministrit Zaev se një emër i mundshëm i ri, para se të shkojë në një referendum, do të vihet në votim në Parlament.

Katimerini pret që biseda telefonike midis dy kryeministrave të ndodhë “shumë shpejt”, e ndjekur nga një betejë mes dy vendeve, e cila do të organizohet përpara samitit të BE-së e planifikuar për në 28 qershor.

Ndryshe, emri i propozuar “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, siç tha kryeministri Zoran Zaev dje duke iu përgjigjur pyetjes së deputetës Liljana Kuzmanovska, nuk është pranuar nga pala greke si dhe është refuzuar nga opozita e Maqedonisë.

http://portalb.mk/529811-referendum-ne-vjeshte-zaev-nuk-e-zbulon-percaktuesin-per-emrin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button