Skema e pastrimit të parave të politikanëve kosovarë

Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF) ka publikuar të enjten raportin mbi tipologjitë e pastrimit të parave të personave të ekspozuar politikisht në Kosovë.

Përmes shembjeve dhe rasteve shumë konkrete Inteligjenca Financiare pasqyron pastrimin e milionave eurove përmes bizneseve të ndryshme, kredive, investimeve në patundshmëri, por edhe transfereve të mjeteve nga shtete të ndryshme të botës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përdorimi i kredive nga Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP)

Në raportin mbi tipologjitë e shpëlarjes së parave të publikuar të enjten nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF) thuhet se një subjekt raportues ka paraqitur në NJIF një raport të transaksioneve të dyshimta, duke përfshirë informacione financiare rreth një personi të ekspozuar politikisht (PEP), i paraqitur në raport si personi B.

Në raport më tutje thuhet se në qendër të informacionit të raportuar është një kredi bankare në emër të një personit të identifikuar si A, që është pronar i dy bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vend.

Po ashtu edhe personi B është bashkëpronar në njërën prej tyre.

“Kredia është përdorur për kryerjen e pagesave që lidhen me punën që kryhet nga personi A në një pronë në zotërim të personit B. Në funksion të analizës së mëtejshme të informacionit NJIF kërkoi të dhëna shtesë nga subjektet raportuese, nga të cilat rezultoi se personi A kishte marrë tetë kredi në total, të cilat ishin paguar ende pa përfunduar pagesa e kredisë së mëparshme. Vlera e kredive të përdorura nga personi A ishte mbi 200.000 euro, ndërsa totali i kredive ishte rreth 3.000.000 euro dhe qartazi tejkalonin aftësitë financiare të personit B”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button