Ditë e hapur e Këshillit për etikë në mediat në Maqedoni: “Vetë rregullimi në media përmes bashkëpunimit dhe partneritetit”

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) sot organizoi “Dita e hapur”, ku për herë të pare është mbajtur sesion i hapur i Komisionit për ankesa. Anëtarët e Komisionit diskutuan tre vendime kundër mediave, në bazë të tre ankesave të fundit të pranuara prej këshillit.

Qëllimi i sesionit të hapur është që publiku dhe media nga afër të njoftohen me punën e Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë, e cila që nga formimi saj prej para 3 viteve e gjysmë ka vendosur për 250 ankesa. Ky lloj i sesioneve të hapura do të jetë imperativ i Këshillit për etikë edhe në aktivitetet e ardhshme dhe promovim të vetë rregullimit në vend, transmeton Portalb.mk.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të KEMM, Marina Tuneva me rëndësi është të flasim për etikën në profesionin, por edhe për të drejtat e gazetarëve për lirinë e të shprehurit dhe sigurinë në punë. Sipas Tuneva, nëse zëri i medieve është i heshtur atëherë të gjithë jemi të privuar nga e drejta ti dëgjojmë.

Profesori Hub Evers(Hubb Evers) njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit holandez për etikë i tregoi gabimet më të shpeshta të gazetarëve holandez. Sipas praktikës të këshillit të atjeshëm, gabimet më të shpeshta të hasura në raportimin e gazetarëve janë publikimi i informatave jo të sakta dhe tendencioze, lajme të cilat e cenojnë privatësinë, nuk kërkohet “pala e dytë” dhe nuk mbrohet burimi i lajmit. Ndërsa, aspak nuk e ka përmendur gjuhën e urrejtjes, e cila vetëm për krahasim, merr përmasa serioze në numrin e rasteve të cilat i vlerëson Këshilli maqedonas për etikë. Evers gjithashtu ka folur edhe për nevojën ombusmanit gazetaresk, të cilit në këtë moment janë të angazhuar në pesë media holandeze.

Profesori Zhan Zhak Zhespers(Jean – Jasques Jespers), kryetar i Këshillit për etikë në Belgjikë, theksoi se marketing industria ne vazhdimësi mundohet që përmbajtjet komerciale ti bëjnë që të duken si raportime gazetareske.

Statistika në Belgjikë ka treguar se 71% nga shfrytëzuesit e internetit nuk e bëjnë dallimin përmes përmbajtjes të internetit të redaktuar dhe reklamimit. Zhespers e vlerësoji të ashtuquajturin “gabim mashtrues”, sipas të cilit mediat e sinjalizojnë përmbajtjen komerciale, por mënyra se sinjalizohet nuk precizohet, ose me qëllim shfrytëzohen terminologji jo të qarta.

Kryetari i Komisionit për ankesa i KEMM, Mirçe Adamçevski, theksoi se rritet numri i mediave përkrahës të Këshillit për etikë, i cili bëhet gjithmonë më i dukshëm për publikun. Sipas të dhënave, 75% nga numri i përgjithshëm i ankesave të pranuara ju drejtohen Internet portaleve.

Drejtori i Shoqatës të gazetarëve të Maqedonisë, Dragan Sekullovski, mendon se ligjet më së shpeshti e rrezikojnë lirinë e të shprehurit dhe lehtë munden të na sjellin deri në vetë censurë. Ai theksoi se rregullimi  i mediave nuk mundet ti bëje më shumë etike dhe më shumë profesionale. Sekullovski e theksoi rolin e rëndësishëm të Këshillit për etikë në drejtim të zvogëlimit të numrit të padive për shpifje dhe fyerje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button