Ahmeti: Nuk kam menduar asnjëherë që VV-ja do të bëhet bashkë me LDK-në e PDK-në

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se është habitur nga bashkimi i ish-partisë së tij, Vetëvendosje me LDK-në e PDK-në në kryeqytet për të shkarkuar Qëndrim Sahiti si aksionar të Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thoshin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë”, ka thënë Ahmeti, transmeton Lajmi.net.

Ahmeti i është përgjigjur edhe drejtorit të Kulturës, Yll Rugova, i cili e akuzoi atë për inate me VV-në dhe moszbatim të programit qeverisës, por që edhe kërkoi që të merren vesh më konkretisht për një bashkëpunim më të mirë qeverisës.

“Ne vazhdojmë në betejën për të mirën e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien. Programi jonë 100 pikës do të zbatohet deri në shkronjën e fundit!”, ka shkruar në Facebook Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button