Mavraj: Të rinjtë s’dinë të vlerësojnë mundësinë që iu dha Panucci

Vëllazërorja ndaj Kosovës ishte një ndër ndeshjet më të dobëta në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, e një rol të mirë për këtë sipas Mërgim Mavrajt luajtën edhe lojtarët e rinj të afruar së fundmi në kombëtare, transmeton Gazeta Shqip.

Në konferencën për shtyp në Zvicër, ku kombëtarja shqiptare është grumbulluar, mbrojtësi kuqezi u shpreh se lojtarët e rinj nuk po dinë ta shfrytëzojnë mundësinë që Panucci u ka dhënë.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për t’u bërë lojtar i kombëtares se sa tani. Kur kam qenë unë i ri ka qenë një sakrificë e madhe për t’u ftuar, jo më për të qenë lojtar në formacionin e kombëtares. Lojtarët e rinj këtë mundësi që po ua ofron trajneri ynë tani, nuk po dinë ta vlerësojnë. Impenjimin e kanë maksimal, nuk është se mund t’i gjykosh, por është një rast shumë i madh për ta”, u shpreh Mavraj.

Në të njëjtën linjë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili ndërsa shprehet se miqësorja ndaj Kosovës ishte një mundësi për të provuar lojtarë e skema të reja, serish theksoi se ata që zbresin në fushë duhet të japin maksimumin.

“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje. Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP