Bejli dhe Ganiu diskutuan për gjendjen aktuale të Komunës së Çairit

Kreu i diplomacisë amerikane në vend Xhes Bejli, sot vizitoi Komunën e Çairit, ku realizoi takim pune me kreun e komunës Visar Ganiu.

Gjatë këtij takimi, Ganiu njoftoi ambasadorin amerikan për gjendjen aktuale të Komunës së Çairit, për angazhimin dhe punët konkrete që po ndërmerr udhëheqësia e re për të qenë në mënyrë sa më efikase në shërbim të qytetarëve, përcjell Portalb.mk.

Ai po ashtu falënderoi Bejli-n për angazhimin dhe gatishmërinë e përhershme që të dëgjojë sfidat e menaxhimit të udhëheqjes së komunave në vendin tonë dhe të ofrojë përkrahjen e tij maksimale për tejkalimin e suksesshëm të tyre.

Ambasadori falënderoi kreun e Komunës së Çairit për mikpritjen duke inkurajuar atë dhe gjithë strukturën organizative në misionin për të kryer obligimet profesionale në kohë dhe në mënyrë cilësore. Ai premtoi vazhdimësi dhe fuqizim të përkrahjes për shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me perspektivë që trajton në mënyrë të barabartë çdo qytetar të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP