VMRO: Borxhi publik për herë të parë në historinë e Maqedonisë tejkalon shumën 5 miliardë euro

Partia maqedonase opozitare, VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për keqqeverisje. “Niveli i borxhit publik për herë të parë në Maqedoni  ka tejkaluar shumën 5 miliardë. 300 milion euro të reja janë huazuar vetëm tre muajt e parë të këtij viti, dhe asnjë prej tyre nuk janë dedikuar për investime kapitale. Borxhi nuk është arsyetuar”, thuhet në kumtesën e VMRO-së, shkruan Nezavisen, përcjell Portalb.mk.

“Investime kapitale nuk ka. Qytetarët pyetën se ku po shpenzohen paratë, për të cilat do të duhet të paguajnë gjeneratat e reja. Në vendëse të zgjidhen problemet e shtetit, qeveria e re futet në borxhe të cilat qytetarët janë ata që do i kthejnë. Premtimi për 600 kilometra autostradë si duket ishte vetëm një gënjeshtër e madhe. Nuk ka mjekim pa pagesë për qytetarët, gjithashtu nuk ka paga për mjekët, kur borxhet rriten. E pakënaqshme është që për tre vite të planifikohet borxh i pri prej 1.4 miliard euro, e më pas të mos ketë asnjë projekt kapital”, thuhet më tej në kumtesë.

Sipas VMRO-së, kjo duhet të parandalohet, Maqedonia dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button