Në fund të gushtit pritet të përfundojnë punimet në rrugën Gostivar-Kërçovë

Deri në fund të muajit gusht pritet të përfundojë rikonstruimi i rrugës Gostivar-Kërçovë, ndërsa autostrada Shkup-Tetovë brenda 20 ditëve të ardhshme. Këtë lajm e konfirmoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend duke thënë se është e rëndësishme që projektet të jenë cilësore dhe jo të hidhet vetëm asfalt. Sipas tij edhe rruga Gostivar-Tetovë është projekt i radhës i cili duhet të realizohet në disa faza dhe do të kushtojë 100 milionë euro. Ai tha se mjetet për këtë aks do të sigurohen nga fondet IPA dhe Banka Evropiane për Zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button